Beatrix Ramosaj shfaqet 100 % ndryshe (FOTO LAJM)

Këngëtarja dhe pjesëtarja e Big Brother VIP duket se ka ndryshuar look.

Me disa video dhe foto në “Instagram”, Beatrix Ramosaj ka zbuluar ndryshimin e menjëhershëm dhe drastik në pamjen e saj. Ramosaj është shfaqur me flokët në ngjyrë të zezë, të prera shkurt dhe me baluke.

Nuk dihet nëse ky është një ndryshim i përkohshëm, megjithatë për një moment Beatrix i ka bërë të gjithë të mendojnë se ky ndryshim lidhet me një etapë të re të jetës së saj, fill pas historisë së shumëpërfolur me Donaldin.

Pak ditë me parë, Ramosaj solli “Ma shumë se ti”, një këngë e cila u lidh menjëherë me Donaldin. Ajo tregoi se projekti ishte krijuar nga Vig Poppa, por kjo nuk mjaftoi ndaj njerëzit e atashuan sërish me Veshaj për shkak të tekstit.

Ende nuk dihet nëse ajo dhe Donald Veshaj po planifikojnë të rikthehen bashkë, por tani për tani, nuk duket dritë në fund të tunelit./albeu.com/


Shtuar 17.04.2022 22:49