Italia ka dëbuar nga vendi një shqiptar i cili sipas autoriteteve ka shfaqur sjellje të rrezikshme për shoqërinë.
Mësohet se ai është një 35-vjeçar, emri i të cilit ende nuk dihet, dhe në trup kishte bërë tatuazh ish-kreun e Al Qaeda, Osama Bin Laden.
Më parë ai ka qenë i dënuar dhe burgosur në një burg në Rimini, nga ku thuhet se u indoktrinua përmes personave të tjerë aty.
Sipas Departamentit të Administratës së Burgjeve, shqiptar ishte influencuar me ideologjinë xhihadiste gjatë miqësive të krijuar në burg.
Ai nuk e kishte zbatuar thirrjen për t’u larguar nga Italia, çka ka detyruar autoritetet që të veprojnë.
