Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 622 persona, nga këta: 183 janë arrestuar, 399 janë proceduar penalisht dhe 40 janë shpallur në kërkim.
Policia njofton se janë kapur në total 57 persona në kërkim, nga këta: 52 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar. Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike janë zhvilluar 10 operacione, gjatë të cilëve është evidentuar 1 laborator që shërbente për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, si dhe janë sekuestruar qindra fara kanabisi.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe janë sekuestruar 7 armë zjarri, 2 armë gjahu, 8 thika, 6 doreza metalike, municion luftarak etj.
Gjithashtu, gjatë operacioneve janë sekuestruar rreth 3 kg cannabis, 4 automjete, 6 celularë, monitorë për lojëra fati, si dhe mallra kontrabandë.