Mina anti-tank në Mat, reagon policia: Po presim forcat xheniere për ndërhyrje

Pas raportimit për një minë anti-tank në Burrel, ka ardhur edhe reagimi i policisë.

“Blutë” e Matit njoftojnë se në fshatin Baz, pranë disa magazinave, është konstatuar nga banorët dyshohet një minë anti-tank e vjetër.

Për rrjedhojë është vendosur perimetri i sigurisë  dhe po pritet mbërritja e forcave xheniere për të ndërhyrë.

Njoftimi i plotë:

Mat/ informacion paraprak

Me datë 14.04.2022,  në fshatin Baz, Mat, pranë disa magazinave, është konstatuar nga banorët dyshohet një minë anti-tank e vjetër. Është vendosur perimetri i sigurisë  dhe po pritet mbërritja e forcave xheniere për të ndërhyrë.

Grupi hetimor  po vijon  punën për zbardhjen dhe dokumentimin e këtij rasti./albeu.com/


Shtuar 14.04.2022 18:01