Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është shprehur se qeveria është e vendosur ta legalizojë kanabisin.
Balla i tha opozitës se kanabisi mjekësor do të legalizohet si dhe amnistia fiskale do të bëhet.
Komentet Balla i bëri nga foltorja e Kuvendit.
“Broçkulat thuaji në Foltore. Bjerini dajres sa të doni aministinë fiskale do ta bëjmë. Bjerini sa të doni Tritan kësaj pjese ne kanabisin mjekësor do ta bëjmë. Historia e krenarisë së madhe të kanabisit ka marrë fund njëherë e përgjithmonë”, është shprehur Balla.
Gjatë fjalës së tij Balla tha se deputetët e opozitës po shkelin rregulloren e Kuvendit, duke folur jashtë rendit të ditës.
“Broçkullat që tha deputeti janë çështje që shkohet te foltorja e partisë. Nëse ke prova shko në prokurori çoji atje. Sepse edhe për ty një deputeti i DP ka thënë se e ke ble mandatin te Basha në 2017. Meqë ta kanë thënë që e ke blerë mandatin kallëzoje penalisht se ai gënjen. Unë jam dakord me ty që s’e ke blerë e ke marrë. Faleminderit opozitës që ka ndjekur kongresin. Ti je kundër që shqiptarët paratë nga emigracioni të mos i sjellin në Shqipëri, se ti ke qenë edhe emigrant vetë”, shtoi Balla./albeu.com/