Rama bën ndryshime në qeveri

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë ndryshime të reja në qeveri.

Sipas burimeve, Endrit Hoxha është emëruar zëvendës ministër i Arsimit dhe Sportit.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Vendimi:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Endrit Hoxha emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA/albeu.com/