ZYRTARE: Kampionati francez nuk ndryshon format për sezonin 2020-2021

Ligue 1 nuk ndryshon format dhe nuk “ngushtohet”, siç pritej ose parashikohej gjatë kësaj periudhe ku futbolli është ndaluar deri në korrik.

U mendua se do të reduktohej numri i ekipeve pjesëmarrëse për sezonin 2020-2021, por nuk është marë parasysh nga Federata e Futbollit.

Në mbledhjen e zhvilluar sot u diskutua pikërisht për këtë gjë dhe kjo ide është hedhur poshtë nga bordi drejtues.

74,49 % të votave zgjodhën të vazhdojnë me sistemin aktual, pra me 20 ekipe. Më pas erdhi dhe konfirmimi zyrtar se Ligue 1 do të zhvillohet me 20 ekipe të paktën dhe për sezonin 2020/2021.


Shtuar 23.06.2020 16:20