Vlonjati alarmon policinë, thotë se në makinën e tij është vendosur tritol

Një qytetar ka vënë alarmin në Vlorë pasi ka denonconuar se në makinën e tij është vëndosur lëndë plasëse.

Mësohet se forcat xheniere kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë duke kontrolluar makinën.

Ende nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje, por është duke vijuar puna për kontrollin e mjetit.


Shtuar 23.06.2020 16:14