COVID/ Bilanci i viktimave dhe infektimeve gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1088 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 55 qytetarë, në këto bashki:

22 në Tiranë, 9 në Fier, 3 në Patos, nga 2 qytetarë në Korçë, Konispol, Sarandë, Vlorë, Mallakastër, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Vorë, Roskovec, Finiq, Gjirokastër, Tepelenë, Maliq, Elbasan, Gramsh, Lushnje.

Janë 382 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 11 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 45 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,317 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Prill 2022)

Raste të reja ditore 55

Të shëruar në 24 orë 45

Të shtruar në spitale 11

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1088

Testime totale 1,786,279

Raste pozitive 274,191

Raste të shëruara 270,317

Raste Aktive 382

Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 219

Fier 44

Vlorë 39

Elbasan 21

Korçë 17

Berat 13

Durrës 9

Shkodër 8

Gjirokastër 6

Kukës 3

Lezhë 3/albeu.com/