Gjyqtari i Apelit kallëzon në SPAK komsioneren e KPK-së: Falsifikoi dokumenta

Gjyqtari i Apelit Alaudin Malaj ka paditur pranë Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit (SPAK), komisioneren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Suela Zhegu.

Malaj e akuzon komisioneren për falsifikim formularësh, duke kërkuar pezullimin e ushtrimit të detyrës si Komisionere e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deri në përfundim të hetimeve.

Gjyqtari thotë në kallëzim pranë SPAK, se Suela Zhegu ka përvetësuar pasurinë e të vëllait të ndjerë, duke pretenduar se ai nuk ka fëmijë, pavarësisht se i ndjeri ka dy pasardhës.

Malaj thotë se edhe bashkëshorti i Suela Zhegut ka probleme me drejtësinë.


Shtuar 22.06.2020 20:38