Partizani triumon kundër Teutës, Vllaznia dhe Laçi ndajnë pikët (VIDEO)

Hapi fals i Kukësit me Egnatian ka ndezur luftën për Europën në Superiore teksa Partizani sot ka bërë një hap para drejt vendit të tretë.

Në “Elbasan Arena”, skuadra e Mehmetit vijon të bëjë paraqitje të mira teksa mundi me përmbysje Teutën me rezultatin 2-1.

Pas një starti të mirë të vendasve, ishte Teuta që në 27’ gjeti golin me Ivanoviç teksa në fund të kësaj pjese Skuka i përgjigjet me gol edhe pse u nevojit ndërhyrja e VAR për ta vlerësuar si të rregullt.

Në fraksionin e dytë, menjëherë të kuqtë gjejnë dhe golin e qetësisë me Bitrin me goditje me kokë. Skuka pati një tjetër mundësi për të mbyllur ndeshjen por pa sukses në 65’ teksa Kotobelli rrezikoi të barazonte ndeshjen me një gjuajtje në 78’. Insistimi i vazhdueshëm shpërblehet me një tjetër gol nga Partizani në minutën e 6 shtesë me Miroslavjev që nis festën e Partizanit me 3 pikë që e çojnë vetëm 4 pikë larg Kukësit në vendin e katërt.

Në ndeshjen tjetër, Vllaznia vijon të vuajë që pas largimit të Brdariç duke mos arritur të fitojë. Në “Loro Boriçi” debutoi edhe Shpëtim Duro në stolin e Laçit me duelin që përfundoi pa gola.

Megjithëse nuk u shënua, ishin Da Silva, Ante Aralica dhe Liridon Latifi që kërcënuan për vendasit dhe krijuan raste ndërsa kurbinasit u përgjigjen Julian Shehu dhe Mentor Mazrekaj. Pjesa e dytë ishte më e bukur, me dy skuadrat që tentuan golin por fundi nuk pati fitues.

Laçi mban vendin e dytë por sërish i rrezikuar nga ndjekësit teksa Vllaznia vijon të mbetet në luftë për Evropën bashkë me Partizanin.




Shtuar 9.04.2022 19:16