Egnatia vijon me formën e mirë në Superiore. Në ndeshjen e parë të javës së 28-të, rrogozhinasit pritën kukësin në “Egnatia Arena” për të tentuar marrjen e pikëve shumë të domosdoshme për mbijetesën.
Në një formë të mirë javët e fundit skuadra e Ramadanit arriti sërish të merrte një barazim me shumë vlera ndaj Kukësit me duelin që përfundoi 1-1.Miqtë e nisën shumë mirë takimin me dy raste të pastra shënimi me Basa por kroati sot nuk ishte në ditën e duhur.
Mendoi Gjelbrim Taipi për të kaluar para Kukësin me një gol në 32’ me një gjuajtje në zone duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë.
Në të dytën, Egnatia duket me tjetër marsh në fushë dhe fillimisht pretendon për një penallti në 61’ por 2 minuta më vonë Jackson humbet një gol të sigurtë. Falë insistimit të madh vjen dhe goli i barazimit në 78’ me Imerin teksa Kukësi përpiqet të reagojë në fund duke gjetur dhe golin por të anuluar me VAR.
Një barazim 1-1 në fund që kënaq Egnatia por jo Kukësin që merr barazimin e tretë radhazi dhe Partizani duket afër në renditje.