Kaos në Itali: Anulohet shitja e Catania-s, klubi rrezikon përjashtimin

Catania rrezikon t’i anulojë 75 vjet histori. Klubi, i cili u shpall i falimentuar më 22 dhjetor, iu anulua shitja e tij te Romani Benedetto Mancini. Ndaj, për të përfunduar kampionatin, Gjykata kërkoi nga Lega Pro që të përballojë shpenzimet e nevojshme për të luajtur ndeshjet e fundit.

Por, Liga e drejtuar nga Francesco Ghirelli tashmë ka thënë se nuk mund ta bëjë këtë, për të mos krijuar pabarazi trajtimi me klubet e tjera.

Në Gjykatë, pra, tani po përpiqen të shohim nëse është e mundur të zgjatet ushtrimi provizor, i cili aktualisht skadon më 19 prill, të paktën deri në datën 26 dhe rrjedhimisht deri në fund të sezonit të rregullt për të mos parë renditjen rënjen nga Serie C. Nëse nuk shitet brenda këtij muaji, Catania rrezikon të përjashtohet menjëherë nga kampionati. /albeu.com/


Shtuar 8.04.2022 19:56

Tags: ,