Ditën e enjte u përcoll për në banesën e fundit kryebashkiakja ukrainase Olha Sukhenko, e cila u gjet e vrarë bashkë me burrin dhe djalin e saj pasi forcat ruse u larguan nga rajoni i Kievit.
Sukhenko ishte kryebashkiakja e Motyzhyn, qytet në lindje të kryeqytetit.
Vadym Tokar, kreu i këshillit të fshatit Makariv, postoi video në Telegram të banorëve lokalë që ecnin pas një furgoni që mbante arkivolet e Sukhenkos dhe burrit dhe djalit të saj, të cilët gjithashtu u vranë.
“Në Motyzhyn, ata i thanë lamtumirën Olha Sukhenkos, burrit dhe djalit të saj, të cilët u torturuan dhe u vranë nga pushtuesit rusë”, tha Tokar, duke shtuar se rreth 300 njerëz erdhën për të bërë nderimet e fundit ndaj kryebashkiakes së tyre.
The Mayor of Motyzhyn, Olha Sukhenko, her husband Ihor and their son Oleksandr are on their way to their final resting place.
They were murdered by the Russians and thrown into a mass grave.
The weeping woman is Ihor’s mother, devastated by her loss. pic.twitter.com/JTUkVYnKwM
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 7, 2022