Vitali Klitschko futet LIVE në Tiranë, ka një mesazh për Shqipërinë: Nuk ju harrojmë (VIDEO)

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, është futur në një lidhje LIVE në Tiranë, duke folur në manifestimin pro-ukrainas që po mbahet sot në kryeqytetin Shqiptar.

Klitschko ka folur rreth situatës në Ukrainë dhe ka bërë thirrje për solidarizim mbi kauzën që I përket jo vetëm vendit të tij, por gjithë Europës.

Ai është shprehur se prioriteti i tyre është që të ndalojnë vrasjen e qytetarëve dhe vendosjen e paqes në Ukrainë.

“Prioriteti ynë kryesor është të ndalojmë vrasjen e qytetarëve dhe të rikthejmë paqen”, është shprehur Klitschko.

“E çmoj shumë dhe nuk do ta harrojmë mbështetjen tuaj”, tha ndër të tjera ai.

Fjala e plotë e Klitschko:

“Të dashur qytetarë të Shqipërisë!

E dashur Tiranë!
I dashur miku dhe kolegu im, Erion!

Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike. E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve.

E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!”, tha Klitschko./albeu.com/