Babis Anagnostopoulos do të dalë sot para bankës së të akuzuarit, në gjyqin që do të mbahet kundër tij.
Ai pritet të japë sqarime për vrasjen e bashkëshortes së tij 20-vjeçare Caroline Krauts.
Ngjarja që mori vëmendjen e gjithë Europës, u regjistrua në maj të vitit të kaluar në shtëpinë e çiftit, në Glyka Nera të Athinës.
Anagnostopoulos rreth orës 08:30 të mëngjesit me orën lokale ka kaluar pragun e Gjykatës së Jurisë së Përzier për të nisur gjyqin për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Krauts. Piloti, kishte veshur një kostum me kravatë, një jelek antiplumb dhe një maskë për ta mbrojtur nga koronavirusi.
Gjatë paraqitjes së tij në Gjykatën e Jurisë së Përzier, ai shoqërohej nga pesë policë të armatosur.
32-vjeçari i arrestuar në Alonissos, 37 ditë pas vrasjes mizore të gruas së tij, u detyrua të rrëfejë në polici, përballë provave dërrmuese kundër tij se ishte pikërisht ai që e vrau dhe jo grabitësit siç e deklaroi ngjarjen.