“Copëtohet” mesfusha e Realit, dëmtohet edhe Luka Modric

Skuadra e Zinedine Zidanes po ballafaqohet me probleme të mëdha në mesfushë.

Real Madrid barazoi 0 me 0 ndaj Getafes në javen e 33-të, dhe kishte mungesa të shumta. Në këtë ndeshje mungoi: Casemiro, Valverde dhe Toni Kroos, ky i fundit ishte në bankë rezervë por nuk u inkuadrua fare.

Sot gjatë ditës kanë nisur disa shqetësime të reja për trajnerin francez. Siç shkruajnë mediat në Spanjë, Luka Modric ka pësuar një lëndim dhe është larguar nga seanca stërvitore.
Skuadra e Realit javën tjetër luan kundër klubit të Chelseat, në gjysmëfinale të UEFA Champions League


Shtuar 20.04.2021 14:24