Osmani kritika ndaj Edi Ramës: Nuk e di pse vazhdojnë ta përkrahin “Ballkanin e Hapur”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Edi Ramës, duke thënë se nuk e dinë pse Shqipëria vazhdon ta përkrah Ballkanin e Hapur.

Osmani thotë se nuk e dinë se si Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran.

“Unë nuk e di pse Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran dhe ku rol të rëndësishëm ka Vuciqi, udhëheqësi i një shteti që në baza ditore tenton ta destabilizojë Kosovën dhe ta shkel sovranitetin e saj”, tha Osmani.

Presidentja Osmani thotë se përkrahje e tillë e Shqipërisë ndaj Ballkanit të Hapur është e pakuptueshme për të.

“Për mua është e pakuptueshme pse një gjë e tillë përkrahet nga ana e Shqipërisë, ne i kemi dhënë argumentet tona që një kohë të gjatë, ndërsa pse po vazhdojnë ta përkrahin një nismë të tillë është pyetje që duhet t’i bëhet Shqipërisë”, tha Osmani në ATV./express


Shtuar 5.04.2022 22:56