Masakrat e fundit në Ukrainë, kanë bërë që Perëndimi të reagojë dhe të kërkojë nga instancat përkatëse që presidenti rus, Vladimir Putin, të dënohet për krime ruse. CNN është ndalur pikërisht në këtë fakt dhe në analizën e saj trajton se si mund të negociohet me Putinin.
“Ne duhet të marrim të gjitha detajet në mënyrë që kjo të jetë reale – të kemi një gjyq për krimet e luftës,” u tha Biden gazetarëve në Uashington. “Ky njeri është brutal dhe ajo që po ndodh në Bucha është e egër dhe të gjithë e kanë parë atë.”
Kjo e vërtetë është e ndërlikuar nga fakti i vështirë se kjo luftë ka shumë të ngjarë të përfundojë përmes negociatave me Putinin, mbajtja e të cilit në pushtet në Rusi duket absolute.
Kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi rrënojat në Bucha, ai vuri në dukje të dukshmen.
“Është shumë e vështirë të negociosh kur sheh se çfarë kanë bërë këtu”, tha Zelensky.