ZYRTARE/ Bllako dha dorëheqjen dhe u arrestua, KQZ i jep mandatin Majkos

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme, ka konfirmuar dhënien e mandatit të deputetit për Pandeli Majkon.

Majko do të zërë vendin e ish-deputetit Alqi Bllako në Kuvend, pasi ky i fundit dha dorëheqje nga mandati menjëherë pasi SPAK lëshoi urdhër arresti ndaj tij për përfshirjen në afera korruptive të lidhura me inceneratorët.

Sipas KQZ, nga verifikimet e kryera, Majko nuk rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë kështu që nuk ka asnjë pengesë për marrjen e mandatit të ndërprerë nga Alqi Bllako i cili aktualisht ndodhet në burg.

“Ndaj Pandeli Majkos, nuk rezulton të ketë vendime penale të formës së prerë. Pas verifikimeve të kryera, kandiati për deputet, Pandeli Majko nuk përbën kusht për moszgjedhjen e tij. Për sa më sipër mandati i ndëprerë i Alqi Bllakos do i kalojë zotit Pandeli Majko”, thuhet në njoftimin e KQZ./albeu.com


Shtuar 4.04.2022 16:38