Dybala dhe Bernardeschi tek Interi? Marotta tregon të vërtetën

Pas fitores së vuajtur ditën e djeshme ndaj Juventusit, Beppe Marotta, drejtori sportive i klubit zikaltër ka folur rreth interesimit të tij për Dybala.

Ai u pyet nga një gazetar pas ndeshjes dhe u ngacmua në lidhje me Dybalan, por Marotta ka dhënë një përgjigje ku nuk bëhet fjalë vetëm për argjentinasin.

“Dybala tek Inter? Është e vërtetë që ne jemi të interesuar për të, ai është një lojtar shumë i mirë dhe sigurisht na tërheq fakti se ai do të jetë me parametra zero në fund të sezonit. Por mos harroni se ai nuk është i vetmi me parametra zero nga Juventusi në fund të sezonit, ka edhe të tjerë,” është shprehur Marotta, ku duket qartë se ai e ka fjalën edhe për italianin Bernardeschi./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.04.2022 16:36