Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres tha se një hetim i pavarur për civilët e vrarë në Bucha, Ukrainë, është thelbësor për të siguruar përgjegjësi efektive.
CNN shkruan se ai gjithashtu është shprehur imazhet e të vrarëve janë të rënda si dhe për to duhet drejtësi.
“Jam thellësisht i tronditur nga imazhet e civilëve të vrarë në Bucha, Ukrainë. Është thelbësore që një hetim i pavarur të çojë në llogaridhënie efektive” , tha Guterres.