Sot në Serbi mbahen zgjedhjet në tre nivele – presidenciale, parlamentare dhe lokale. Shumica e politikanëve e kryen detyrën e tyre në orët e hershme të mëngjesit, pak pas hapjes së qendrave të votimit. Por ja me kë dolën për të votuar politikanët.
Presidenti i Serbisë dhe lideri i SNS-së, Aleksandër Vuçiç ka votuar mëngjesin e sotëm në qendrën e votimit 140 në Beogradin e Ri. Kryeministrja dhe funksionarja e Partisë Progresive Serbe, Ana Brnabiq, ka votuar mëngjesin e sotëm në vendvotimin numër 34 në Shkollën e Dizajnit, në komunën e Beogradit Savski Venac.
Brnabiq ka shkuar e vetme, por në qendrën e votimit ka mbërritur në të njëjtën kohë me kolegen e saj, ministren e Mbrojtjes së Mjedisit, Irena Vujovic. Në të njëjtin vend, pak pas tyre ka votuar edhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç.
Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç ka votuar mëngjesin e sotëm në zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale. Daçiq ka qenë ndër të parët që ka kryer detyrën e tij qytetare në qendrën e votimit në bashkësinë lokale “Dedinje” në Savski Venac. Ai doli në votim i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe bartësi i listës parlamentare, Boris Tadiç gjithashtu ka votuar, por vetëm, i pashoqëruar nga askush./Blic/