U largua pas 18 vitesh nga aktrimi, zbulohet me çfarë po merret aktualisht Flor Binaj (FOTO LAJM)

Nisja e Portokallisë këtë sezon ka patur një mungesë të madhe, pikërisht aktorin Flor Binaj i cili prej 18 vitesh është pjesë e saj.

U përfol gjatë për këtë mungesë të tij dhe hipotezat se ai po përfshihet në politikë e madje se po krijon një parti të tijën ishin kryesoret.

Por ka qenë vetë aktori i cili ka ndarë sot lajmin e largimit nga “Portokalli” dhe “Top Channel” dhe ka hedhur poshtë fjalët se është përfshirë në polikë. Në fakt ai po largohet me një mision dhe ky ka të bëjë më të drejtat e autorit në Shqipëri.

Gjatë kësaj kohe, ai ka organizuar një ekspozitë fotosh në shkodër, ku ka mbledhur 8 fotograf me shkrepje nga jeta e egërAfrikane./albeu.com

 

Shtuar 3.04.2022 12:19