Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, ku për pasojë kanë humbur jetën dy vëllezër shqiptarë.
Aksidenti ndodhi në zonën e Chessa në Itali. Të dy jetonin në Arcile ku ishin të integruar në komunitetin lokal. Më i vogli kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë dhe më i madhi kishte tre fëmijë. Dy vëllezërit ishin nisur për në punë.
Viktimat janë dy vëllezër, 37 dhe 44 vjeç nga Arcille. Makinat, të cilat udhëtonin në drejtim të kundërt, kanë prekur njëra-tjetrën në mënyrë gjysmë ballore, duke përfunduar në dy gropat anësore.
Rruga u mbyll për trafikun për të lejuar operacionet e shpëtimit dhe në pritje të mbërritjes së prokurorit të çështjes i cili pritet të zbardhë rrethanat e të gjitha aksidentit fatal.
Mësohet se në aksident përfshirë një person i tretë, një i ri shqiptar 28-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga përplasja dhe u transferua në spitalin Misericordia.