“Pritja ka mbaruar, më në fund situata po bëhet konkrete. Kupa e Botës është afër dhe ne jemi këtu për shortin.
Ky Botëror do të jetë edicioni më i mirë i Kupës së Botës që ka parë historia, shfaqja më e madhe në planet, me më shumë se tre milionë spektatorë që do e ndjekin nëpër stadiume dhe më shumë se 5 milionë nga televizori.
Mjaft më! Lërini konfliktet, krijoni dialog, merruni vesh me fjalë. Stop luftës, bota do të ribashkohet në Katar”, kështu deklaroi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, duke prezantuar ceremoninë e shortit të Botërorit të Katarit, në Doha.
Infantino la të kuptohet për luftën në vazhdim: “Tani për tani ne duhet të përballemi me një periudhë të vështirë për të gjithë botën, një botë të ndarë dhe agresive.
Futbolli bashkon njerëzit, për të jetuar në paqe. Unë bëj thirrje për paqe, për të gjithë liderët e botës. Mjaft më me armatosje, bashkohuni, uluni e dialogoni, angazhohuni për paqe, kjo do të duhet”, përfundoi ai./ h.ll/albeu.com