Zyrtare/ Manchester United “blindohet” për 4 vite: Një ëndërr e bërë realitet

Bruno Fernandes tashmë zyrtarisht ka nënshkruar kontratën e re me skuadrën e Manchester United. Fernandez ka rinovuar kontratën me djajtë e kuq deri në vitin 2026, me opsion zgjatjen edhe për një vit tjetër.

Falë impaktit që ka pasur të “Dajtë e Kuq”, portugezit i është dyfishuar paga, pra më vazhdim do të përfitojë 240 mijë stërlina në javë.

Fernandes ka shënuar 49 gola dhe ka dhënë 39 asistime në 117 paraqitje me skuadrën angleze.

Lojtari portugez ka thënë edhe fjalët e parë pas këtij rinovimi, teksa shprehet shumë i lumtur pasi ëndrra e tij tashmë është bërë realitet.

“Që nga momenti kur u bashkova me Manchester United, kam pasur një marrëdhënie të veçantë me klubin dhe tifozët tanë të mrekullueshëm. Jam rritur duke parë këtë skuadër, duke ëndërruar të kem mundësinë të luaj këtu një ditë. Ajo ëndërr tani është një realitet dhe një nder.

Edhe pas dy vitesh, është ende e mahnitshme të dalësh në ‘Old Trafford’, të dëgjosh tifozët të këndojnë për ty dhe të shënosh. Është privilegj i vërtetë të veshësh këtë fanellë dhe të luftosh për këtë klub të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Fernandes./ h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Manchester United (@manchesterunited)


Shtuar 1.04.2022 17:30