Plagosja e kryetarit të njësisë administrative të Kallmetit, vihet në pranga autori
Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së kryetarit të njësisë administrativë të Kallmetit, Besnik Simoni, i cili po merr ndihmë mjekësore të Spitali i Traumës.
Simoni u plagos në mesditë nga Altin Marku, pas një konflikti në zyrë. Kryetari i njësisë adminsitrative të Kallmetit mori 3 plumba sipas policisë nga një armë tip pistoletë.
Dyshohet se mes Markut dhe Simonit ka pasur një konflikt të hapur prej një viti që ka kulmuar në ngjarjen e sotme.