Keni derdhur kafe ose vaj në pianurë dhe nuk e keni pastruar menjëherë? Ju nuk keni pse të kapni kokën menjëherë.Mjafton të përgatisni një pastë pastrimi të bërë vetë që do të largojë edhe njollat më kokëforta sa hap e mbyll sytë, shkruan albeu.com.
Përbërësit:
një qese pluhur pjekjeje
lëngun e gjysmë limoni
Mjafton të përzieni këta përbërës dhe do të përftoni një pastë, të cilën e aplikoni në pjata të pista. Fërkojeni mirë me një furçë më të butë.
Nëse ka më shumë njolla të forta, mund t’i fërkoni me tel për enët, duke u kujdesur që të mos gërvishtni pllakën dhe sobën rreth tyre.
Lagni sfungjerin me ujë sa më të ngrohtë dhe më pas fërkoni me të sipërfaqet e pianurës.
Në fund, merrni lëngun e tepërt dhe fshijeni pianurën me një leckë të thatë.
Një truk shtesë për ta bërë pianurën tuaj të shkëlqejë më në fund si e re është të aplikoni pak vaj në pllakën e ftohtë, të cilën do ta fërkoni në mënyrë të barabartë me një copë letër alumini të thërrmuar.
Me këtë mënyrë pastrimi dhe lustrimi, pianura do të shkëlqejë edhe në një sobë elektrike shumë të vjetër. /albeu.com/