Mbledhja pa konsensus për KQZ-në, Gjiknuri: Opozita po reflekton!

“Mazhoranca garanton që përfaqësuesit apo ekspertët që do të konkurrojnë për këto pozicione të KQZ-së, qoftë rregullatori, qoftë ankimorja, qoftë zv/kryetari, do të kenë mbështetjen e mazhorancës nëse do të kenë edhe mbështetjen e PD-së brenda atij ekuilibri që kemi vendosur…”

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri thotë se mazhoranca siguron opozitën se do të miratojë çdo kandidaturë të ofruar prej saj për KQZ-në e re.

Pas takimit, i cili përfundoi ka konsensus, Gjiknuri theksoi se opozita po kthehet brenda procedurave parlamentare, ndërsa hodhi poshtë pretendimi e opozitës se formula për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së është e ngjashme me ato të organeve të reja të drejtësisë.

“Formula që thonë se është e ngjashme me zgjedhjen e organeve të drejtësisë nuk është e tillë, sepse komisioni që propozojnë është politik.

Procedura parlamentare siguron mjaftueshëm garanci se skema e KQZ-së e përdorur më parë nuk ka qenë problem. Mazhoranca garanton që përfaqësuesit apo ekspertët që do të konkurrojnë për këto pozicione të KQZ-së, qoftë rregullatori, qoftë ankimorja, qoftë zv/kryetari, do të kenë mbështetjen e mazhorancës nëse do të kenë edhe mbështetjen e PD-së brenda atij ekuilibri që kemi vendosur.

Brenda skemës që komplikuar, e cila duhet thjeshtuar mund të ketë zgjidhje. I kërkuam PD-së të reflektojë pjesëmarrjen e deputetëve në këtë proces.

Jam i bindur që kjo formulë do të zgjidhet shumë shpejt si dispozitë tranzitore vetëm për zgjedhjet e kësaj KQZ-je.

Në këshill zhvillohen debate dhe natyrshëm ekspertët mund të punojnë për gjetjen e një formule kompromisi. Opozita shqiptare do të jetë e garantuar që kandidaturat që plotësojnë kriteret do të garantohen nëpërmjet votës së mazhorancës.

Do të jetë një dispozitë tranzitore, pasi këto organe synohet të kenë një jetëgjatësi dhe synohen të zgjidhen me një shumë të cilësuar prej 84 votash. Pas shumë vitesh, natyrshëm konsensusi do të jetë i domosdoshëm ndryshe do të zgjidhen me short.

Besoj sa të gjejmë kompromisin për këto që folëm. Brenda pak ditësh duhet ta mbyllim. Afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore është brenda 30 qershorit. Nëse zgjidhet çështja e KQZ-së, kemi shumë pak çështje të mbetura”- theksoi Gjiknuri.


Shtuar 18.06.2020 17:20