Nëse punoni gjatë në kompjuter duhet të konsumoni këtë vitaminë

Sytë janë më të ekspozuarit nga rrezet e ekranit, ndaj edhe mjekët thonë që është e nevojshme të përdorni vitaminë A.

Sytë harxhojnë shumë rodopsinë, pigment fotosensitiv, që është i nevojshëm për të parë sa më mirë. Vitamina A luan rol të rëndësishëm në prodhimin e rodopsinës.

Njerëzit të cilët duhet ta zvogëlojnë marrjen e yndyrave dhe kolesterolit, mund të hanë ushqim në të cilin ka më shumë beta-karotene.

Ato janë të pranishme në shumicën e perimeve, por edhe te kumbullat e thata, pjepri, pjeshka dhe mango.


Shtuar 18.06.2020 16:03