Po punonte me vinç, humb jetën 30-vjeçari në Shijak në firmën e babait

Një ngjarje e rëndë ndodhur sot në Shijak, ku një 30-vjeçar, duke punuar me vinç, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetë. I riu, Elion Dervishi, ka ndërruar jetë në firmën Jonari Shpk, në pronësi të babait të tij, Arben Dervishi.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi E. D., 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 31.03.2022 10:17