Ka nisur para pak minutave protesta kundër rritjes së çmimeve në kryeqytet.
Dhjetëra qytetarë janë bërë bashkë dhe me pankarta në duar janë rreshtuar përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.
Qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës që ka shkuar deri në 237 lekë për litër e të produkteve të tjera bazë.
Kujtojmë se në protestat e mëparshme protestuesit kërkuan heqjen e taksave, heqjen e akcizës dhe miratimin e ligjit për minimumin jetik duke i lënë kryeministrit Edi Rama afat.