Ditën e sotme banorë të Gjorokastrës u ngriten në sheshin “Çerçiz Topulli” dhe kërkuan largimin e konsullit grek, Lambros Kakkisis.
Marshimi i tyre u pasua me një gjobë të majme.
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër, nisur nga shkelja e respektimit të distancës midis njerëzve ka vendosur shumën e majme 50 milionë lekë gjobë për organizatorët e tubimit
Menjëherë pas përfundimit të protestës organizatorëve iu dërgua fleta e gjobës.
Kreu i ISHSH Gjirokastër, Edi Sinojmeri u shpreh se nuk do të ketë tolerime nëse cënohet siguria e njerëzve.
