Deputeti demokrat Xhelal Mziu, ka treguar arsyet se përse nuk ka marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Mziu tha se ai ishte një Kuvend i pacertifikuar dhe shtoi se anjë ditë nuk ka punuar për përçarjen e PD-së.
Komentet Mziu i bëri në Log. në ABC, ku ka folur mbi situatën politike në PD, por dhe për gjyqin që i dha të drejtë grupit të Rithemelimit.
Pjesë nga diskutimi:
Xhafo: Çfarë e bëri Xhelal Mziun të dalë kundër Sali Berishës?
Mziu: Asgjë nuk ka ndryshuar mes meje dhe asnjë person brenda PD. Unë tentoj për të krijuar raporte të mira jo vetëm me ata brenda PD-së por edhe jashtë PD-së.
Xhafo: Pse i dolët kundër Sali Berishës?
Mziu: Absolutisht si kam dalë kundër Sali Berishës. Unë nuk kam bërë asnjë prononcim kundër.
Xhafo: Pse morët pjesë në Kuvendin e 18 Dhjetorit?
Mziu: Ishte Kuvendi i PD-së.
Xhafo: Po i 11-s?
Mziu: Ishte një grupim, nuk ishte i certifikuar./albeu.com/