Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj konfirmon se shkak për vdekjen e kreut të bandës famëkeqe të Nehat Kullës ka qenë koronavirusi.
Nuk mund të ngatërrojmë dot pacientët e vdekur me të tjera sëmundje dhe ata me koronavirus.
Nëse ndërrojnë jetë, bëhet vërtetimi i vdekjes. Nëse më bie fjala vjen infarkt, vdes nga ky komplikacion e jo nga virusi.
Këtë e vendos eksperti e nuk e vendos askush. Për diagnozën, e vendos vetëm autopsia.
Vdekja e Nehat Kullës nëse e marrim si rast ka qenë për shkak të koronavirusit, po.
Ka pasur edhe komplikacione të tjera, por shkak zyrtar për vdekjen e tij ka qenë pikërisht Covid-19” – tha Brataj në Neës 24.
Pak kohë më parë nga e njëjta sëmundje humbi jetën edhe vëllai i Kullës.