Stresi i pandreqshëm! Futet sërish në telashe e policia i merr patentën (FOTO LAJM)

Policia Rrugore i ka marrë patentën reperit Stresi.

Stresi ka filmuar momentin kur i kanë marrë patentën, teksa ishte në një video live në Instagram.

Videoja më pas është fshirë nga vetë ai mirëpo thuhet se ky veprim e revoltoi shumë reperin.

Madje, ai i është drejtuar policisë duke i thënë se i’a kanë bërë kastile pasi dihen problemet e tij të shpeshta me policinë.

“Ma bëjnë kastile se dihen problemet e mia, por edhe te tjerët po ecnin shpejt,”- thotë reperi ndër të tjera.

Ngjarjen e ka konfirmuar vetë rreperi në llogarinë e tij të Instagramit duke ripostuar një lajm që u bë publik menjëherë pas ngjarjes.

Kujtojmë që Stresi dje mbushi 33-vjeç, ku festoi në mesnatë me miqtë e tij, në një festë ku nuk munguan fishekzjarrët e shampanja.


Shtuar 16.06.2020 21:05