Shqipëria është mposhtur 2-1 nga Spanja në limit në miqësoren e së shtunës të zhvilluar në stadiumin e Espanyolit.
Skuadra e Edy Reja pati një paraqitje relativisht të mirë në këtë ndeshje, pavarësisht humbjes.
Spanja arriti të shënonte golin e parë me anë të Ferran Torres në minutëne 75′.
Por Myrto Uzuni në 85′ befasoi iberikët.
Kur mendohej se Shqipëria do të siguronte barazim historik, Dani Olmo në minutën e 90′ na befasoi me një gol spektakular. /albeu.com/