Forcat ruse kanë përparuar në Slavutych, qyteti ku jetojnë punëtorët e termocentralit bërthamor të Çernobilit.
Më herët u raportua se forcat ruse kishin marrë nën kontroll qytetin dhe se kryebashkiaku ishte marrë peng, raporton BBC, transmeton albeu.com.
Veprimet e tyre nxorën mijëra protestues të zemëruar në rrugë, duke valëvitur flamujt ukrainas dhe duke brohoritur parulla patriotike.
Një banor i Slavutych që mori pjesë në protestë tha për BBC se “pushtuesit” tani ishin kthyer në hyrje të qytetit dhe flamuri ukrainas ende valëvitet mbi ndërtesën e administratës lokale.
Banori tha se kryetari i bashkisë së qytetit foli në tubim pas raportimeve për rrëmbimin e tij, duke thënë se ai ishte liruar përsëri.
Slavutych u ndërtua pas fatkeqësisë së vitit 1986 në termocentralin bërthamor të Çernobilit, kur një reaktor shpërtheu duke lëshuar materiale radioaktive në mjedis.
Vetë vendi i termocentralit ka qenë nën kontrollin e forcave ruse që në ditën e parë të luftës.
Rreth 300 punëtorë mbetën të bllokuar atje pasi u pushtua, megjithëse disa tani kanë mundur të largohen./albeu.com