Qytetarët që janë bllokuar për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, nuk mund të udhëtojnë tranzit në asnjë aeroport të zonës Shengen për në Shtetet e Bashkuara.
Ambasada e SHBA-ve ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë me viza amerikane të cilët janë bllokuar.
“Udhëtarët me vizë amerikane aktualisht nuk lejohen të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen, Mbretërisë së Bashkuar ose Irlandës, gjatë rrugës së tyre për në Shtetet e Bashkuara.
Kalimi nëpërmjet këtyre vendeve i vendos udhëtarët në kufizime udhëtimi, pavarësisht nga ka filluar udhëtimi i tyre”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
