ILD ka nisur hetimet në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila ka regjistruar ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e 11 Dhjetorit, duke legjitimuar në këtë mënyrë Komisionin e Rithemelimit.
Vendimi i marrë nga gjyqtari Agron Zhukri, i hap rrugë marrjes së drejtimit të Partisë Demokratike nga 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, i cili përmes votës së 4935 delegatëve në Kuvendin e 11 Dhjetorit shkarkoi nga postet drejtuese Lulzim Bashën, nënkryetarët, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryesinë. Me regjistrimin në gjykatë të statutit të 11 Dhjetorit, gjykata i njohu Komisionit të Rithemelimit të drejtën e rikthimit në selinë e Partisë Demokratike, si dhe vulën e simbolet e reja të miratuara në Kuvendin e tyre.