“Enkeled Alibeaj nuk mbështet Bashën”, Çani zbulon si qëndron e vërteta

Arjan Çani thotë se Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i PD-së, punon për Sali Berishën edhe pse njihet si mbështet dhe i besuar i Lulzim Bashës. Madje, ai vuri edhe bast me Lorenc Vangjelin për këtë çështje.

Pjesë nga biseda në “Të Paekspozuarit”, MCN TV:

Arjan Çani: Investim i kujt është Alibeaj në politikë? Kush është personi që nuk jeton më që Alibeu të futej në PD? Alibeu duket sikur është me Bashën, por punon për Berishën.

Lorenc Vangjeli: Zoti Alibeaj është një ndër dy personazhet, që Berisha nuk do ti pranojë asnjëherë.

Arjan Çani: Vëmë bast?

Lorenc Vangjeli: Bastet janë të paligjshme, nuk vëmë dot.

Arjan Çani: Ti thua nuk do ti pranojë. Unë them Alibeu do të jetë njeri i afërt i Berishës!


Shtuar 25.03.2022 09:26