Përkeqësohet situata tek Infektivi, si paraqtet gjendja e pacientëve

Ditën e sotme, ministria e Shëndetësisë konfirmoi 82 raste të reja me koronavirus.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar”.

“Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19”- apelon ministria e Shendetesise.

COVID-19 – Statistika (16 Qershor 2020)
Testime totale 21177
Raste pozitive 1672
Raste të shëruara 1064
Raste Aktive 571
Humbje jete 37 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)


Shtuar 16.06.2020 09:18