Arestohen 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës në Sarandë, mes tyre dhe ish-drejtori

Policia e Sarandës ka arrestuar katër punonjës të Kadastrës në Sarandë. Mësohet se dy prej tyre janë arrestuar pikërisht në zyrën ku ishin duke punuar, ndërsa policia është duke kryer kontrolle në shtëpitë e katër të arrestuarve.

Mes të arrestuarve është dhe ish-drejtori, Andri Dhima.

Nuk ka ende të dhëna në lidhje me shkakun e arrestimit, pasi operacioni i koordinuar nga Prokuroria e Vlorës është duke u zhvilluar.

Pak javë më parë, policia e Sarandës, sërish me urdhër të Prokurorisë së Vlorë, arrestoi shefen e IMT-së, Romina Pulaj me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi sipas prokurorëve kishte lejuar ndërtimin e një pallati pa leje në qytet.


Shtuar 24.03.2022 16:22