Një aksident tragjik ndodhi ditën e djeshme në Fush-Krujë, si pasojë e të cilit u plagosën katër persona.
Njëri prej personave të plagosur ndërroi jetë, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Ai është i riu Dejvi Besnik Allamani, një aktivist i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Vetë FRPD ka reaguar për vdekjen e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i shprehur ngushëllimet familjarëve./albeu.com/