U rikthye në “Përputhen” për Antonelën, Atdheu e lë publikisht për ish-konkurrenten (VIDEO)

Konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ishte i ftuar në “Prive” për një intervistë 60 sekonda, ku iu përgjigj disa pyetjeve pikante.

Ai tregoi se ka besim se do ta gjejë shpirtin binjak në Shqipëri, pranoi se ka pasur 3 lidhje serioze në jetën e tij dhe u vendos përballë zgjedhjes së vështirë:

Do të zgjidhte Shqipen, Antonelën apo Anën?

Konkurrenti i befasoi të gjithë me përgjigjen, pasi pavarësisht se ka shfaqur afrimitet të madh me Antonelën, ai zgjodhi Anën. Rikujtojmë se mes dyshes po niste një romancë e bukur dhe madje puthja e tyre në emision bëri bujë në rrjet, por përralla u prish kur Ana u përjashtua nga emisioni.

Më herët, Atdheu rrëfeu gjithashtu gjatë një interviste një moment shumë të sikletshëm të fëmijërisë së tij.

Ai tregoi se kur ishte i vogël, kishte kaluar pesë vitet më të vështira të jetës së tij. Kjo pasi i kishin thënë se kishte një infeksion në kocka.

Ndaj, ai ishte detyruar të bënte gjilpëra që ishin si një lloj droge. Por, më vonë ai shkoi për t’u kuruar në Stamboll, ku i kishin thënë se s’kishte pasur një sëmundje të tillë dhe gjilpërat s’kishte pasur nevojë t’i bënte.

“Në Kosovë, më thanë se kisha një infeksion në kocka, por nuk ishte e vërtetë. Terapia që kam pasur për 5 vite ka qenë e panevojshme dhe çdo muaj duhet të bëja një gjilpërë. Më ka bërë të ndihem shumë keq ajo periudhë, sepse ajo gjilpëra ishte si një lloj droge. Ditën që e bëja më hapte sytë, pastaj më vinte si në gjumë. Pastaj ika për tu kuruar në Stamboll, dhe mësuam që unë nuk kisha asnjë infeksion. Kisha një problem të vogël, që u kurua vetëm me 2 tableta.”- rrëfeu konkurrenti.


Shtuar 19.04.2021 14:26