Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier- Seman.
Në vendin e quajtur Hoxharë e Vjetër, një veturë është përplasur me një mjet bujqësor dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Brenda makinës udhëtonin tre persona.
Fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Personat në automjet kanë pësuar lëndime, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat e policisë rrugore dhe të rendit dhe po hetojnë mbi shkaqet e këtij aksidenti.
