Ndryshimi befasues, sëmundja që zhduket nëse hani 12 kumbulla në ditë

Kumbullat neutralizojnë efektet negative të radikaleve të lira, si dhe mbrojnë kundër zhvillimit të kushteve shëndetësore, si: astma, artriti, stroke dhe kanceri. Antioksidantët e gjetur në këtë frut mbrojnë trupin nga radikalet e lira që përshpejtojnë procesin e plakjes. Gjtihashtu janë zgjidhja e parë kundeë kapsllëkut.

Kumbulla është një zgjedhje e pashmangshme e çdo amvise e cila e përgatit ushqimin për dimër, ndërsa përveçse që përdoret për përgatitjen e marmelatës dhe reçelit, sigurisht që është e këshillueshme për ta ngrënë edhe të freskët, sepse përmban vitamina C (5 deri 8 mg për 100g, në varësi të llojit), vitaminë B6, bakër, vitaminë B2, B3, vitaminë C, magnez, hekur, kalcium, madje dhe 240 mg kalium për 100g. Kumbulla është e pasur me fibra, 2g për 100g, dhe me gjithë këtë është një fryt me pak kalori.

Studimet e mëparshme kanë treguar se kumbulla forcon eshtrat, zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe  konsumi i 12 kumbullave me madhësi mesatare në ditë për dy muaj e zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq LDL.

Dhe, edhe këtu nuk ndalojnë përparësitë e kësaj “mbretëreshe”.

Konsumimi i rreth 12 kumbullave në ditë, ose 100 gramëve për tre muaj do t’i rritë ndjeshëm markerët e gjakut të cilët tregojnë për rritje të densitetit të eshtrave, sipas një hulumtimi.

Isatin dihidroksi-fenil, është një nga komponentët për të cilat kumbulla, ndër të tjera, është fryti me efekt më të fortë laksativ. Asaj i ndihmojnë edhe sorbitolet, fenolet dhe fijet dietetike. Vetëm 25 gramë kumbulla të thara, që është e barabartë me një mesatare prej tre frutave, na japin 5% të sasisë së nevojshme ditore të fibrave.


Shtuar 23.03.2022 10:43