Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen në Shkodër, ku u qëllua me armë në drejtim të një furre buke.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Armando Nderu, 32 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta me Sadet Salën, ka qëlluar në drejtim të furrës së bukës në pronësi të këtij të fundit, duke i shkaktuar dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi Armando Nderu 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com