Berisha gati për rikthimin në selinë e PD: Basha “plaçkë tregu” në fletushkën e Alibeajt

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se shumë shpejt do të rikthehet në selinë e Partisë Demokratike.

Duke folur pas mbledhjes as Grupit të Rithemelimit, ai tha se PD do të shndërrohet në forcën politike më të fortë që vendi ka pasur ndonjëherë.

Të lidhura

None found

“Selia është e PD dhe nuk ka asnjë diskutim, jemi në proces e sipër të gjitha vendimeve që do të merren. PD do të bashkohet, do të shndërrohet në një forcë politike që nuk e  ka pasur Shqipëria ndonjëherë”.

Lidhur me qëndrimin e shprehur të Alibeajt një ditë më parë në emër të Grupit Parlamentar të PD, ku kërkonte mënjanimin e tij nga PD pas dorëheqjes së Bashës, Berisha pati këtë koment.

“Sa i përket fletushkës që lexoi zoti Alibeaj mund të them vetëm se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu por kjo nuk është normale”.

Berisha shtoi se ka një grup parlamentar të PD dhe jo dy, i cili sipas tij po punon për të normalizuar punën e tij.

“Disa qëndrime absurde të Lulzim Bashës nuk krijuan anomali në grupin parlamentar. Gjëja më imediate e deputetëve të PD është që të normalizojnë jetën e grupit parlamentar. Kam dijeni se po punohet me intensitet në këtë drejtim dhe kjo do të realizohet”.


Shtuar 22.03.2022 21:00